Bota

Ish-udhëheqësja politike e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, përballet me një akuzë të re penale

12 Prill 2021, 16:16 Nga DOSJA
Ish-udhëheqësja politike e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, përballet

MIANMAR-Ish udhëheqësja politike e Mianmar, Aung San Suu Kyi po përballet me një akuzë të re penale e cila ka të bëje me menaxhimin e fatkeqsive natyrore.

Avokati i sa,j Min Min Soe tha se ajo është akuzuar sipas nenit 25 të ligjit për menaxhim të fatkeqësive natyrore raportojnë mediat.

“Ajo është akuzuar në gjashtë çështje së bashku, pesë akuza në Naypyida dhe një në Yangon. Seanca tjetër është caktuar për 26 Prill”.- tha ai.

Suu Kyi po mbahet në arrest që nga 1 shkurti, kur ushtria e Mianmarit bëri grusht shtet duke e rrëzuar qeverinë e saj nga pushteti. Partia e Suu Kyisë, Liga Kombëtare për Demokraci, ka fituar me shumicë votash zgjedhjet e vitit të kaluar, mirëpo ushtria tani beson se procesi është manipuluar.

Protestat kanë shpërthyer qe nga fillimi i shkurtit ku kërkohet kthimi i qeverisë civile në vend. Forcat e sigurisë në Mianmar kanë shtënë drejt protestuesve me granata, në qytetin Yangon, duke vrarë mbi 80 persona, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP). Deri më tani, rreth 600 civilë janë vrarë në protesta, ndërsa mijëra janë arrestuar.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota aung san suu kyi mianmar min min soe aung san suu kyi mianmar min min soe

Sondazh

Poll