Bota

Blinken do të mbajë takimin e dytë në NATO brenda 10 ditëve, situata në Ukrainë dhe Afganistan një prioritet

12 Prill 2021, 14:45 Nga DOSJA
Blinken do të mbajë takimin e dytë në NATO brenda 10

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Bruksel për të dytën herë brenda dhjetë ditësh për të vizituar NATO-n.

Blinken pritet të ketë bisedime me aleatët evropianë dhe të NATO-s lidhur me Afganistanin, Ukrainën dhe çështje të tjera me rëndësi.

Ai ka shkruar në Twitter se pret biseda produktive “për një sërë përparësish të përbashkëta”.

“Në udhëtimin tim të dytë në Bruksel, pres biseda produktive me Aleatët për një sërë përparësish të përbashkëta. Ne jemi më të fortë kur punojmë së bashku. #NejemiNATO”, ka shkruar Blinken.

On my second trip to Brussels, I look forward to productive conversations with Allies on a range of shared priorities. We are stronger when we work together. #WeAreNATO

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 12, 2021

Departamenti i Shtetit thotë se Blinken do të ketë takime në kryeqytetin belg dhe do të pritet atje nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin për konsultime shtesë. Zëdhënësi i tij, Ned Price tha të hënën se Blinken do ta përdorte vizitën “për të riafirmuar angazhimin e SHBA-së për aleancën Transatlantike si një partneritet kritik për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta”.

Udhëtimi vjen përpara afatit të 1 majit të vendosur nga administrata Trump për tërheqjen e trupave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja nga Afganistani. Ky afat nuk pritet të përmbushet, sipas presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë ndërsa bisedimet e paqes midis qeverisë afgane dhe Talibanëve mbeten pa përfundim.

Takimet po zhvillohen gjithashtu për shkak të një grumbullimi të trupave ruse përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë që ka shqetësuar zyrtarët perëndimorë ndërsa tensionet midis forcave ukrainase dhe atyre separatistëve pro-Rusisë po rriten në Ukrainën lindore.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antony blinken lloyd austin ned price antony blinken lloyd austin ned price

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2021, 13:41

EGJIPT– Anija gjigande Ever Given tashmë është larguar nga Kanali i Suezit ku mbeti e bllokuar për disa ditë, por drama nuk ka mbaruar kurrë.Pak ditë pasi...

Bota 12 Prill 2021, 12:43

CDU forcon Laschet si kandidat për kancelar

GJERMANI– Të dyja partitë konservatore gjermane, CDU e CSU po ecin drejt vendimit të përbashkët për kandidatin për kancelar në zgjedhjet e shtatorit. Pres...