Bota

Vdes 28-vjeçarja gjatë një aksidenti, nëna e saj ngre pikëpyetje mbi personin që e shoqëronte

12 Prill 2021, 15:06 Nga DOSJA
Vdes 28-vjeçarja gjatë një aksidenti, nëna e saj ngre

GREQI-Një aksident automobilistik ka ndodhur në Gavdos ku 28 vjeçarja Korina Lavranou humbi jetën duke u përplasur në shkëmb.

Nëna e saj ka folur për mediat greke duke kërkuar përgjigjet e shumë pikëpyetjve që e mundojnë atë dhe dyshimet që ajo ngre për personin që e shoqëronte në makinë me të cilin ishte njohur dy muajt e fundit.

40-vjeçari i cili po e shoqëronte në makinë nuk kishte dëmtime të rënda përveç ca gërvishtjeve të lehta dhe aktualisht ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve në një spital në Chania

Deklarata e nënës së saj;

“Për herë të fundit bisedova me fëmijën tim të shtunën pasdite dhe të dielën në mëngjes u bë keq. Një mik i saj më dha lajmin dhe më pas u njoftova nga policia. Fëmija im kishte shkuar në Gavdos me miq të tjerë. Unë dua të di se çfarë ka ndodhur. Unë dua të vërtetën nga policia. Kam biseduar me djalin që ishte me të në makinë dhe e vetmja gjë që ka janë disa gërvishtje. Ajo e njihte këtë djalë për rreth dy muaj, ai është 40 vjeç dhe po kurohet në spitalin në Chania, nuk e di se çfarë kishte të bënte me fëmijën tim. Dhe e vërteta për të gjetur Korina, nuk do të kthehet kurrë. Hera e fundit që e pashë nga afër ishte në tetor.”

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 28 vjeçarja aksident ne gavdos gavdos korina lavranou 28 vjeçarja aksident ne gavdos gavdos korina lavranou

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2021, 13:41

EGJIPT– Anija gjigande Ever Given tashmë është larguar nga Kanali i Suezit ku mbeti e bllokuar për disa ditë, por drama nuk ka mbaruar kurrë.Pak ditë pasi...