Bota

Sulm pranë një spitali në Paris, një i vdekur dhe një i plagosur, autori ishte pacient dhe është arratisur me motorr

12 Prill 2021, 13:18 Nga DOSJA
Sulm pranë një spitali në Paris, një i vdekur dhe një i

PARIS– Një person u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos sot paradite përpara një spitali në Paris, ku sulmuesi më pas është larguar me pistoletën në brez me një motorr.

Sipas Reuters, personi i plagosur ishte duke u trajtuar brenda spitalit, Henry Dunant, i cili është gjithashtu një qendër vaksinimi COVID-19. Motivi i të shtënave mbetet i panjohur.

Televizioni BFM tha se personi i vrarë ishte një burrë dhe personi i plagosur ishte një grua që punonte si një zyrtare e sigurisë në spital, i cili ndodhet në lagjen e 16-të.

Qendra e vaksinimit në spital po funksiononte në kohën e të shtënave. Stacionet televizive treguan dhjetëra oficerë policie që siguronin zonën.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota spitali henry dunant sulm ne paris spitali henry dunant sulm ne paris

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2021, 12:43

CDU forcon Laschet si kandidat për kancelar

GJERMANI– Të dyja partitë konservatore gjermane, CDU e CSU po ecin drejt vendimit të përbashkët për kandidatin për kancelar në zgjedhjet e shtatorit. Pres...