Politike

Mblidhet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, vendos nisjen e hetimeve për Bashkinë Vorës, miratohen vëzhguesit për 25-pril

12 Prill 2021, 11:47 Nga DOSJA
Mblidhet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, vendos nisjen e hetimeve

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e radhës mesditën e sotme për të shqyrtuar gjashtë projektvendime.

Në njoftimin e dërguar nga zyra e shtypit në KQZ, thuhet se do të shqyrtohen projektvendimet për shqyrtimin e denoncimit ndaj Kryetarit të Bashkisë Vorë, Gentian Picari; Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë dhe Bashkinë Kamëz, Për miratimin e procedurave të dorëzimit të kamerës për video rregjistrim në mjedisin e brendshëm të qendrës së votimit si dhe për miratimin e vëzhguesve për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021.

Njoftimi i plotë: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e Hënë, datë 12.04.2021, ora 13:00, zhvillon mbledhjen sipas këtij rendi të ditës. Në mbledhje do të shqyrtohen projektvendimet:

Në përfundim të mbledhjes, Celibashi lexoi vendimin ku thuhej se ishte hapur një hetim administrative për Bashkinë e Vorë, pas padisë së bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Sot (dje) Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të rihapë hetimin administrativ për shqyrtimin e denoncimit ndaj kryetarit të Bashkisë Vorë për moszbatimin e vendimit nr. 140 të KSHZ-së. Komisioneri vendosi t’i kërkohet informacion Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) brenda datës 14.04.2021, ora 10:00 lidhur me pretendimet në shkesën e Bashkisë Vorë, të administruar sot nga KQZ,”- njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Një muaj më parë, KQZ-ja pasi shqyrtoi kallëzimin e mëparshëm të LSI-së urdhëroi Bashkinë e Vorës që të plotësojë detyrimet e Kodit Zgjedhor.

LSI-ja pretendonte se: Nga verifikimi i faqes zyrtare të Bashkisë Vorë, rezulton se kjo Bashki nuk ka një të tillë. Referuar parashikimeve në nenin 79, pika 1 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar dhe në nenin 7 pika 1 shkronja ‘c’ të Vendimit nr.9/2020 i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Bashkitë duhet të përmbushin detyrimin për hapjen e faqes zyrtare me qëllim publikimin e detyrueshëm të parashikimeve të dispozitave të sipërcituara. Në këto kushte, kërkohet ndërmarrja e hapave konkrete me qëllim që Bashkia Vorë të plotësojë këtë detyrim ligjor.

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike komisioni qendror i zgjedhjeve 12 prill 2021 komisioni qendror i zgjedhjeve 12 prill 2021

Sondazh

Poll