Bota

Varrimi i princit Philip është një ‘mundësi ideale’ për t’i dhënë fund përçarjeve në familjen mbretërore

11 Prill 2021, 15:52 Nga DOSJA
Varrimi i princit Philip është një ‘mundësi

BRITANI– Pikëllimi i përbashkët për vdekjen e Dukës së Edinburgut është një “mundësi ideale” për të rregulluar çdo përçarje brenda Familjes Mbretërore, ka thënë ish-kryeministri, Sir John Major.

Sipas BCC, Sir John, i cili ishte kujdestar për princat William dhe Harry pas vdekjes së nënës së tyre, tha se ai shpresonte që kjo do t’i jepte fund çdo “fërkimi” mes vëllezërve.

Ai gjithashtu tha që Mbretëreshës i duhej kohë për të kaluar hidhërimin e humbjes së bashkëshortit. Komentet e tij erdhën ndërsa Kryepeshkopi i Canterbury mbajti një shërbim përkujtimi. Mbretëresha e ka përshkruar vdekjen e burrit të saj si një boshllëk të madh në jetën e saj ka thënë Duka i Jorkut.

Gjatë një shërbimi në katedralen Cantebury më herët, i cili u transmetua gjithashtu në internet, Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby tha se “për Familjen Mbretërore, si për çdo tjetër, asnjë fjalë nuk mund të arrijë në thellësinë e trishtimit që shkon në mjerim”.

Kryepeshkopi pritet gjithashtu të drejtojë funeralin e dukës të Shtunën, në të cilin Princat William dhe Harry do të marrin pjesë të dy. Duka i Sussex do të fluturojë nga SHBA-ja për shërbimin, megjithëse nuk është e qartë se kur. Gruaja e tij, Meghan Markle, e cila është shtatzënë, do të qëndrojë në shtëpi në Kaliforni me këshillën e mjekëve.

Sir John, i cili u emërua një kujdestar i veçantë për princat pasi nëna e tyre, Diana, Princesha e Uellsit tha: “Ata ndanë emocione. Ata ndajnë pikëllimin në kohën e tanishme për shkak të vdekjes së gjyshit të tyre. Unë mendoj se kjo është një mundësi ideale. Shpresoj shumë se është e mundur të rregullojmë çdo përçarje që mund të ekzistojë.

Një periudhë zie kombëtare do të përfundojë pas 17 Prillit, kur varrimi i Princ Filipit bëhet në Kapelën e Shën Gjergjit të Kalasë së Windsor. Një minutë kombëtare heshtje do të mbahet që të përkojë me fillimin e shërbimit në 15:00 BST.

Princi Philip vdiq në Kalanë Windsor të Premten, në moshën 99 vjeç.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota princ harry princ william sir john major vdes princi philip princ harry princ william sir john major vdes princi philip

Sondazh

Poll