Masakë në Itali/ Pensionisti vret 4 persona, flet dhëndri: Ishte në depresion, ishte mbyllur në vetvete
11 Prill 2021, 15:09Nga DOSJA
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë ku një i moshuar ka vrarë gruan e tij, djalin me aftësi të kufizuar dhe më pas çiftin e pronarëve të shtëpisë ku jetonte.
Vrasësi quhet Renzo Tarabella, 83 vjeç, ai vëzhgoi katër trupat për orë të tëra dhe më pas, kur karabinierët u shfaqën në derën e tij, në mes të natës, ai ktheu pistoletën gjysmë automatike 9X21 dhe qëlloi veten në gojë. Menjëherë u transportua për në spitalin Giovanni Bosco ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas La Stampa, ngjarja ndodhi menjëherë pas orës 3 të mëngjesit, kur karabinierët mbërritën në ndërtesën në Corso Italia, të paralajmëruar nga vajza e çiftit të moshuar që ishte vrarë. Ishte ajo që thirri karabinierët pasi, për orë të tëra, ajo pa sukses kishte provuar të vihej në kontakt me prindërit e saj.
Viktimat janë gruaja e Tarabella, Maria Grazia Valovatto, 79 vjeç dhe djali i çiftit, Wilson, 51 vjeç. Vrasësi i qëlloi duke i vrarë menjëherë. Osvaldo Dighera, 74 vjeç dhe gruaja e tij Liliana Heidempergher, 70 vjeç, një mësuese e shkollës fillore e cila kishte qenë në pension për shumë vite, u vranë më vonë.
Një i afërm i vrasësit, dhëndri, u tha gazetarëve se për ca kohë ai nuk kishte më marrëdhënie me Renzo Tarabella dhe familjen e tij: “Ata ishin mbyllur në vetvete.”
Investiguesit po punojnë për zbardhjen e masakrës që la të vdekur 4 persona, duke marrë në pyetje të afërm dhe fqinjë për të zbuluar më shumë detaje rreth motivit që e shtyu pensionistin të kryente këto vrasje.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRUKSEL– Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka akuzuar Rusinë dhe Kinën se po pengon një përgjigje të unifikua...
KINË– Tetë minatorë janë shpëtuar dhe 21 mbeten të bllokuar në një minierë qymyri që u shemb në rajonin veriperëndimor të Kinës Xinjiang, njoftoi të dielën...
TURQI-104 admiralë turq në pension sfiduan publikisht presidentin, Rexhep Tajip Erdogan në një letër të hapur, dhe 10 prej tyre përfunduan në burg, të akuzuar p...
KOSOVË– Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e kosovarëve për t...
KINË– Në një rast të rrallë të pranimit të dobësisë së vaksinave kineze të koronavirusit, zyrtari më i lartë Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundj...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 12 viktima si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 529 raste t...
RUSI- Arsyeja që mbi 1.000 skiatorë hodhën rrobat e tyre të zakonshme të veshjeve të ngrohta ishte të thyejnë rekordin botëror të vitit të kaluar për atë që për...
BRUKSEL– Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka akuzuar Rusinë dhe Kinën se po pengon një përgjigje të unifikua...