Bota

Petkovic reagon ndaj postimit të Ademit: Ku e vendosni dialogun, a e keni prioritet Shqipërinë e Madhe?

11 Prill 2021, 15:26 Nga DOSJA
Petkovic reagon ndaj postimit të Ademit: Ku e vendosni dialogun, a e keni

SERBI– Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic ka reaguar lidhur me deklaratën e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi, i cili tha se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet, me pushkë apo me referendum.

Në Twitter, Petkovic e ka pyetur liderin e Lëvizjes VV-së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “a nënkuptojnë kërcënime të tilla me pushkë se krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ është ndër prioritetet tuaja kryesore?”.

“Ku e vendosni dialogun në atë rast, në vendin e pestë apo më poshtë? Nuk ka vend për armë në tryezën e negociatave! E ardhmja është në paqe!”, shkroi Petkovic.

Drejtori i inspektimit në komunën e Kosovska Mitrovica, Fidan Ademi, anëtar i Vetëvendosjes, shkroi sot se “Një ditë, patjetër, do bashkohet Shqipnia, prej grykë së pushkës, flakës së barotit a kutisë së referendumit!”.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu serbi-kosove fidan ademi petar petkoviç albin kurti dialogu serbi-kosove fidan ademi petar petkoviç

Sondazh

Poll