Bota

“As dëbora, as shiu, as acari nuk mund të na ndalojnë”, skiatorët rusë të veshur me bikini thyejnë rekordin botëror

11 Prill 2021, 13:00 Nga DOSJA

RUSI- Arsyeja që mbi 1.000 skiatorë hodhën rrobat e tyre të zakonshme të veshjeve të ngrohta ishte të thyejnë rekordin botëror të vitit të kaluar për atë që përshkruhet si “parada më e madhe e rrobave të banjës në ski”.

Qindra adhurues të skisë janë mbledhur në resortin Sochi të Rusisë, për të marrë pjesë edhe një herë në festivalin “Booglewoogel”, pavarësisht temperaturave të ulta të dëborës.

Shumica e argëtuesve dolën në shpatet me kostume noti, pantallona të shkurtra dhe bikini pa një maskë në sy gjatë pandemisë Covid.

“Ne pamë kremtimin e vërtetë të guximit, rezistencës ndaj dimrit dhe marramendjes, kjo ishte një surprizë edhe për organizatorët,”-tha Nikita Girin, raportoi dailymail.

“As dëbora, as shiu, as acari nuk mund të na ndalojnë”,- vijoi Nikita Girin.

Festivale të tilla janë bërë të njohura në vendpushimet e skive në rritje të Rusisë për të shënuar fundin e sezonit të dimrit.

Eventi i përvitshëm nisi të mërkurën dhe do të zgjasë deri të dielën. Festivali i “Boogelwoogel” është bërë pjesë e rekordeve Guinness në vitin 2018, pasi 2000 skiatorë zbritën kodrën të veshur me rroba banje.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota booglewoogel nikita girin booglewoogel nikita girin

Sondazh

Poll