Aktualitet

Krimi horror në Kavajë, fqinjët e çiftit Shirja: As Zoti nuk ia fal Bilbilit atë që bëri, jemi shokuar se ishin edhe besi

10 Prill 2021, 13:31 Nga DOSJA
Krimi horror në Kavajë, fqinjët e çiftit Shirja: As Zoti

KAVAJË– Fqinjët e çiftit Shirja që tronditën Kavajën ditën e sotme kanë rrëfyer se janë shokuar kur kanë mësuar për krimin e dyfishtë. Në një prononcim për Klodiana Haxhiajn, gazetaren e Balkanweb, një prej komishnje tha se i ka parë çdo ditë çiftin Bilbil dhe Fëllënxa Shirja dhe se nuk kishin konstatuar asnjë problem mes tyre.

“Takoheshim çdo ditë dhe nuk më kishte shfaqur asnjëherë asnjë lloj problem,”– tha njëri prej fqinjëve.

Dy të tjerë thanë se as Zoti nuk ka për t’ja falur Bilbil Shirjes që dogji të gjallë të shoqen brenda një makine dhe më pas vetëvari veten në pemë.

Jemi të pikëlluar nga kjo ngjarje. Jemi shokuar për këtë, ne kishim mësuar që kishin 2-3 muaj në proces divorci. E dimë që janë besimtarë, por edhe Zoti nuk ja fal atë që bëri atij njeriu, që dogji gruan në automjet. Për ne si banorë të fshatit është i pajustifikuar veprimi i Bilbilit,”– thanë ata.

Krimi i dyfishtë ndodhi në një pyll pranë fshatit Maskui, ku nuk kishte asnjë banesë. Bilbil Shirja dogji makinën me gruan brenda dhe pak metra më larg është vetëvarur. Dyshja ishin në process divorci dhe paraprakisht thuhet se ngjarja ka ardhur për shkaqe xhelozie.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bilbil shirja fellenxa shirja ngjarja ne kavaje bilbil shirja fellenxa shirja ngjarja ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2021, 13:30

TIRANË– Unioni i Kontrollorëve të Trafikut Ajror , ka reaguar sërish për situatën e paprecedentë të ndodhur se fundmi në aeroportin e Rinasit, ku për...