Aktualitet

Kapen 143 kg kokainë me foton e Pablo Escobar në Portin e Durrësit, ishte fshehur brenda konteinerit me banane që vinte nga

10 Prill 2021, 13:41 Nga DOSJA
Kapen 143 kg kokainë me foton e Pablo Escobar në Portin e

DURRËS– 143 kilogramë kokainë janë sekuestruar brenda një konteineri të mbushur me banane që vinte nga Ekuadori. Dosja.al mëson se operacioni për sekuestrimin e kokainës është zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, pasi konteineri pulsoi kur kaloi në skanerin e Portit të Durrësit. Për këtë arsye, efektivët e sigurisë së portit kanë lajmëruar autoritetet e tjera dhe kanë mbajtur nën vëzhgim konteinerin deri në mbërritjen e përforcimeve.

Me sharrë, punonjësit hapën tavanin metalik të konteinerit ku dhe gjetën pakot me kokainë. Lënda narkotike është sekuestruar, ndërsa janë vënë në pranga aksionerët e kompanisë ku kishte destinacionin droga. Bëhet fjalë për kompaninë që merrte fruta nga Ekuadori “Massabi fruits” në Kombinat të Tiranës. Sipas të dhënave në QKR, janë arrestuar Klajdi Xibraku dhe Erion Peti.

Xibraku ishte paraqitur në port për të zhdoganuar konteinerin dhe pas zbulumit të lëndës narkotike u vu në pranga. Bashkë me të janë shoqëruar edhe punonjës të tjerë të kompanisë për tu marrë në pyetje. Ndërsa ortaku tjetër, Erion Peti u arrestua më vonë. Të dy nuk janë persona të përfshirë më herët në ngjarje kriminale. Vetë Peti në një prononcim për News24, ka mohuar të ketë lidhje me lëndën narkotike, teksa shton se hetimet vijojnë.

Kjo nuk është hera e parë që sekuestrohet kokainë në Portine e Durrësit. Më 1 prill u sekuestruan  49 kg që ndodhej brenda një konteinieri me banane në pronësi të Selim Çekajt, i cili u vu në pranga. Ai ishte babai i Arbën Çekaj, ky i fundit gjithashtu i dënuar me 14 vite burg për kapjen e një sai të madhe droge në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 613 kg kokainë që u sekuestruan në vitin 2018.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion peti klajdi xibraku sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit erion peti klajdi xibraku sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2021, 13:30

TIRANË– Unioni i Kontrollorëve të Trafikut Ajror , ka reaguar sërish për situatën e paprecedentë të ndodhur se fundmi në aeroportin e Rinasit, ku për...