Politike

Fevziu kujton Mbretin Zog në 60-vjetorin e vdekjes së tij: Njeriu që unifikoi shtetin shqiptar, do mbahet mend

9 Prill 2021, 19:03 Nga DOSJA
Fevziu kujton Mbretin Zog në 60-vjetorin e vdekjes së tij: Njeriu

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka kujtuar sot në 60-vjetorn e vdekjes së tij, Ahmet Zogun. Në një status në profilin e tij në Facebook, Fevziu ka postuar disa foto nga jeta e Zogu, për të cilin shprehet se ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm të historisë së Shtetit Shqiptar.

Fevziu shton se Mbreti Zog ishte njeriu që ka pasur më shumë përgjegjësi se kushdo tjetër dhe që do të kujtohet si personi që unifikoi shtetin shqiptar.

Statusi i plotë:

Sot u mbushen 60 vjet nga largimi prej kesaj bote i Ahmet Zogut, njerit prej njerezve me te rendesishem te historise se Shtetit Shqiptar ne shekullin e XX. Delegat i kuvendit te Pavaresise se Vlores ne moshen 17 vjecare, Minister i Brendshem 25 vjec, Kryeminister 26, President i Republikes 29 dhe Mbret i Shqiptareve 33 vjec. Ai eshte njeriu qe ka pasur me shume pergjegjesi se kushdo tjeter dhe qe do kujtohet gjithnje si njeriu qe unifikoi shtetin shqiptar dhe hodhi themelet e modernizimit te tij. Si per cdo njeri politik, debatet per rolin e tij ne histori nuk kane rreshtur ende, madje provokojne ende emocione kontradiktore.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike 60 vjetori i vdekjes se zogut ahmet zogu blendi fevziu 60 vjetori i vdekjes se zogut ahmet zogu blendi fevziu

Sondazh

Poll