Politike

Lediana Fratari: Në 25 prill, ndryshim dhe një politikë e gjeneratës së re

9 Prill 2021, 18:50 Nga DOSJA
Lediana Fratari: Në 25 prill, ndryshim dhe një politikë e

TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, merr mbështetjen e të rinjve në zonën e Komunës së Parisit në Tiranën e Re. Fratari dhe ekipi i saj takuan sot dhjetra qytetarë dhe shumë të rinj në këtë zonë, për tu prezantuar atyre jo vetëm porgramin e Partiësë Demokratike, por edhe idenë e politikës së gjeneratës së re.

“Përjetova ndjesi të mrekullueshmë sot, në rrugën Komuna e Parisit, ku mora takime më shumë njerëz dhe u dhashë në dorë një fletushkë ku përcillet një mesazh i shkurtër për qytetarët shqiptarë. Ishte ngazëllyes fakti se shumë të rinj janë plot shpresë për një ndryshim në datën 25 prill. U shpreha gatishmërinë time për të qenë përfaqësuesve të rinjve në parlament, për të qenë zëri i tyre në politikën shqiptare,”- shkruan Fratari në faqen e saj.

“Nuk ka gjë më të bukur kur shikon adoleshentë dhe bashkëmoshatarë që të japin besimin dhe ti ndjehesh një mijë herë më e motivuar për të punuar dhe luftuar fort, për të mos i zhgënjyer kurrë,”- e mbyll postimin e saj kandidatja e PD-së, duke u kujtuar mbështetësve të saj se PD është me Nr 9, dhe ajo është me numrin 34 në listë.

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll