Politike

Gazetari e falenderon, Basha: Shikoni ku ka arritur vendi 

8 Prill 2021, 20:30 Nga DOSJA
Gazetari e falenderon, Basha: Shikoni ku ka arritur vendi 

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se në vendin tonë mohimet e drejta e fjalës. Në një intervistë për “Real Story”, pas gazetari Sokol Balla e ka falendruar për një përgjigjje, Basha ka thënë se vendi ka arritur në një pikë sa gazetari falenderon politikanin për diçka që e ka për detyrë të përgjigjet.

Intervista:

Minxhozi: Unë e shoh si tepër të rëndësishme temën e shëndetësisë, covid-it, ndaj doja t’ju pyesja.

Basha: Po sigurisht, përsa kohë kemi minutazhin që të flasim për këtë gjë.

Balla: Po faleminderit.

Basha: Unë jam i gatshëm që të flas me ju për çfarë të dëshironi ju.

Balla: Faleminderit, unë e thashë dhe në fillim që ju jeni përgjigjur pozitivisht dhe me korrektësi dhe thirrjeve në këtë emision.

Basha: Asgjë të lutem, ky jam unë, me parime demokratike dhe perëndimore, kështu do të jetë dhe pas 25 prillit, s’keni pse të më falenderoni. Kjo tregon diçka, që shikoni ku ka arritur vendi, saqë një gazetar falenderon një politikan për një gjë që i takon. Sepse këtu të mohohet edhe e drejta e fjalës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll