Bota

Hardhuca gjigande shfaqet në raftet e supermarketit, tmerrohen klientët në Tajlandë

8 Prill 2021, 13:43 Nga DOSJA
Hardhuca gjigande shfaqet në raftet e supermarketit, tmerrohen

TAJLANDË– Një video që u bë virale në internet tregon një hardhucë ​​gjigande që rrëzon produktet dhe shkakton kaos në një supermarket në Tajlandë.

Pamjet fillimisht u shpërndanë në Twitter nga agjencia Thai e udhëtimit Mundo Nomada të Mërkurën pasdite.

Sipas NDTV, në video shihet zvarraniku i madh i cili përplaset në një seri raftesh brenda dyqanit, duke rrëzuar një numër sendesh. Klientët e tmerruar u dëgjuan duke bërtitur dhe duke qeshur në sfond ndërsa hardhuca gjigante bënte ngjitjen e saj në majë.

Pasi arriti majën, ajo ndaloi për një pushim edhe kur vëzhguesit vazhduan të filmonin pamjen e pazakontë. Edhe pse videoja e shpërndarë nga Mundo Nomada të Mërkurën u fshi, një ripostim më pas është bërë masivisht virale me mbi 6 milion shikime.

Pasi video u bë virale në mediat sociale, Mundo Nomada identifikoi zvarranikun si një hardhucë ​​monitori në një twitter.

 “Kafsha në video është një monitor aziatik uji. Ju mund t’i gjeni lehtësisht në Bangkok (për shembull. Parkun Lumphini) dhe pjesë të tjera të Tajlandës. Ata shpesh hanë karkaleca. Tailandezët përdorin emrin e kësaj kafshe si fyerje.”-shkroi kompania që operon në turne.

ไม่ว่าจะสูง แค่ไหนก็ไปถึง? อากาศร้อนขอหนูตากแอร์หน่อยงับ5555555555555555555555555555555555555

งื้อต้าวทุกท่านที่สนใจคลิบ/ภาพ ติดต่อได้ที่ [email protected] (For licensing contact)เลยนะง้าบบบบงื้อออ

Posted by Jejene Narumpa on Tuesday, April 6, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota hardhuca ne supermarket tajlande hardhuca ne supermarket tajlande

Sondazh

Poll