Bota

E rëndë në Greqi/ E shqetësonte zhurma, pacienti shqiptar i fik aparatin e respiratorit 76-vjecarit grek duke i shkaktuar vd

8 Prill 2021, 13:27 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ E shqetësonte zhurma, pacienti shqiptar i

GREQI– Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e çuditshme ka ndodhur në Greqi ku një pacient grek 76-vjeçar ka humbur jetën pasi një 60-vjeçar shqiptar i ka hequr prizën e respiratorit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin Erithros Stavros në Athinë, ku infermierët janë shokuar kur kanë gjetur 76-vjeçarin e vdekur.

Duke kërkuar shkaqet e vdekjes, ata zbuluan se ishte hequr priza e respiratorit, veprim i cili u bë nga pacienti shqiptar sepse e bezdiste zhurma e vazhdueshme.

Sipas News.gr, një hetim policor është duke u zhvilluar për vdekjen  76-vjeçarit i cili ishte shtruar në spital me koronavirus, për të cilin po shqyrtohet një version i veprës penale.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi në greqi shqiptari ne greqi koronavirusi në greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll