Aktualitet

Një vit më parë i ‘shënjestroi’ OFL-ja, arrestohet ish-kryeplaku i Podgories në Korçë bashkë me djalin, akuzohen pë

8 Prill 2021, 11:54 Nga DOSJA
Një vit më parë i ‘shënjestroi’ OFL-ja,

KORÇË– Ditën e sotme janë vënë në pranga 3 persona me urdhërin e gjykatës së Korçës. Mësohet se policia ka vënë në pranga Arben Pilincin, Orlind Pilincin (babë e bir) dhe Erald Mucellin.

Këta shtetas kanë qenë në përgjim dhe nën hetim nga prokuroria në bashkëpunim me drejtorinë e policisë vendore Korçë, si të dyshuar për trafik droge.

Arrestimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur në Elbasan në datë 4 Qershor 2020, ku u kapën 28.5 lëndë narkotike canabis sattiva.

Por, kush është ish-kryeplaku Arben Pilinci

Pilinci është dënuar nga gjykata e Korçës për veprën penale “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”. Në vitin 2016 ai ka qenë kryeplaku i fshatit Podgorie në qarkun e Korçës, edhe pse i dënuar për vrasje. Po në këtë vit ai është akuzuar edhe për trafik droge.  Gjithmonë ka reklamuar jetën e tij luksoze, mes makinave e parave. Zakonisht lëvizte me makinë tip “Hummer”. Pilincit iu dërgua formulari i deklarimit të pasurisë nga OFL-ja në maj të vitit të kaluar. 

Djali i tij, Orlind Pilinci ‘ra në sitën’ e OFL-së në gusht të vitit të kaluar, së bashku me vëllain e tij për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben pilinci korce orlind pilinci arben pilinci korce orlind pilinci

Sondazh

Poll