Politike

Bllokimi i Rinasit, Basha reagon nga Lushnja: Dështimi i një njeriu që vuri veten mbi shqiptarët!

8 Prill 2021, 10:59 Nga DOSJA
Bllokimi i Rinasit, Basha reagon nga Lushnja: Dështimi i një njeriu

LUSHNJE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se me aeroportin e Rinasit, ka dështuar. Basha tha se kriza e Rinasit është dështimi i një njeriu që vuri interesat e tij mbi ato të çdo shqiptari.

“Edhe kjo që po ndodh në aeroport është dështimi i një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi ato të çdo shqiptari. Dua ti referohem atyre nënave që takova, Ora po vjen, dita po vjen.”-tha Basha në Lushnje.


Në fjalën e tij, kryedemokrati falenderoi mbështetësit e PD për pritjen që i kanë bërë.

“Faleminderit për këtë pritje spektakolare. Ju falenderoj. Mbi të gjitha është kjo shprehja e vullnetit tuaj të qindra e mijëra familjeve lushnjare që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit. Sot e dëgjova nga zërat e nënave lushnjare që takova gjatë ecjes. Shprehjet burojnë nga zemra, 25 prilli është vendimtar për familjet, nënat dhe baballarët tanë. Zgjedhja është e thjeshtë. Lushnja është varfëruar, çmimet janë rritur, rinia ka emigruar dhe përgjegjësi kërkon edhe 4 vite të tjera.”-tha Basha. 

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e kontrolloreve ne rinas zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha protesta e kontrolloreve ne rinas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll