Politike

Bllokimi i aeroportit të Rinasit, Meta kërkesë KLSH-së: Nisni auditimin e plotë për shoqërinë Albcontrol

8 Prill 2021, 10:49 Nga DOSJA
Bllokimi i aeroportit të Rinasit, Meta kërkesë KLSH-së:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që të bëjë auditimin e plotë të shoqërisë “Albcontrol”. Në një njoftim zyrtar nga Presidenca, kreu i shtetit e ka cilësuar situatën si tepër të rëndë, ndaj edhe kërkon të dijë si janë menaxhuar financat e “Albcontrol”. Ndërkohë që shton se po ndjek nga afër dhe me vëmendje të gjitha zhvillimet e situatës, duke kërkuar marrjen e masave për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale.

“Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Presidenti Meta i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit nisjen e auditimit të plotë në shoqërinë “Albcontrol”

8 prill 2021

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar dhe veçanërisht rolit, që ka “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol” mbi:
 
–   mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;
–  respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;
–   përdorimin e fondeve publike;
–   respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe
–   çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.
 
Presidenti Meta po ndjek nga afër dhe me vëmendje zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës në “Abcontrol” dhe në aeroportin “Nënë Tereza”, dhe i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat, për të mos vënë në rrezik sigurinë e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale,  duke respektuar të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast. Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

LAJMI KRYESOR: Greva në Rinas/ Arrestohen 3 kontrollorë, mbi 20 të shoqëruar gjatë mesnatës! Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje aeroportin, pritet marrëveshje me homologët e NATO-s (ZHVILLIMET)

(k.m;f.g//dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta klsh prostesta e kontrolloreve ne rinas ilir meta klsh prostesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll