Politike

“Më përdorni mua”/ Rama heq mikrofonin dhe largohet nga emisioni në mënyrë të papritur: E keni mësuar nga Fevziu, më

8 Prill 2021, 09:33 Nga DOSJA
“Më përdorni mua”/ Rama heq mikrofonin dhe largohet nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është larguar nga emsioni ‘Log’, si nga asnjë emision më parë. Teksa gazetari Endri Xhafo donte të fuste një bllok publicitar, Rama ia tha prerë se po e përdorte imazhin e tij për marketing. Kryeministri kërkoi që të bënin pyetjen e fundit dhe që ai të largohej nga emisioni, pasi sipas tij, kështu ia bëjnë të gjithë, e marrin për një orë dhe e mbajnë për publicitet aty dy orë e gjysmë.

Pjesë nga biseda:

Endri Xhafo: E fundit ekonomia, kalojmë në një bllok publicitar dhe më pas do të kthehemi me pjesën tjetër. Nazarko ka një merak të madh….që do ta lë për në fund për ta diskutuar. 

Edi Rama: Sa do zgjasë kjo, sa është ora?

Endri Xhafo: Edhe pak fare…

Edi Rama: Po sa është ora?

Endri Xhafo: 11 e 20

Edi Rama: Po çfarë bëni kështu more, më merrni mua në orën 9 e më thoni një orë e gjysmë…më përdorni mua. Po çfarë është kjo more, ç’i keni këto emisioni nga dy orë e gjysmë, më merrni mua këtu për blloqe publicitare

Endri Xhafo: Po ju harxhoni të gjithë kohën duke thënë nuk merrni vesh nga kjo e nga ajo

Edi Rama: Jo nuk rri, edhe për një bllok publicitar nuk rri

Endri Xhafo: Shumë të shkurtër..

Edi Rama: Jo nuk rri, nuk rri asnjë minut më. Se nuk e bën vetëm ti këtë gjë, e bëjnë të gjithë, e ke mësuar nga Fevziu e nga këta të tjerët ti dhe e bën njësoj,…

Endri Xhafo: Po publiciteti është marketingu im

Edi Rama: Nuk rri më, më bëj pyetjen e fundit dhe ika

Endri Xhafo: Pyetjen e fundit?

Edi Rama: Po, të fundit dhe ika. 

Endri Xhafo: Okej, pyetja e fundit ishte e Nazarkos në fakt.

Vijon biseda në studio, flitet për mandatin e tretë. Sapo mbarojnë pyetjet e fundit gazetarët, krejt në mënyrë të papritur, kryeministri Rama çohet dhe bëhet gati të ike, ende pa u mbyllur emisioni. 

Edi Rama: Nuk do bëni më asnjë pyetje tani…do më lini të iki…Më shkatërruat

Endri Xhafo: Nazarko donte të thoshte që…

Edi Rama: Çfarë ka Greqia?

Endri Xhafo: Nëse ju nuk merrni pyetje, s’kemi si…

Edi Rama: Greqia dhe Turqia do të jenë në Rinas, duke na mbështetur (heq mikrofonin dhe ia lë në dorë Xhafos).

Endri Xhafo: Mirë mund ta bëjmë mbylljen…

Edi Rama: Jo nuk do bëni asnjë mbyllje ju se më keni produktin tuaj të preferuar të marketingut..

Endri Xhafo: (qesh), marketingu është i emisionit…

Edi Rama: Kështu që më 25 prill, votoni interesin tuaj që të më keni mua përsëri në emision dhe të keni… (çohet ikën)

Endri Xhafo: Të nderuar teleshikues, e mbyllëm në një mënyrë të pazakontë…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama endri xhafo zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama endri xhafo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Prill 2021, 08:45

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Dropull të Gjirokastrës. Ai u prit me llokume nga qytetarët, të cilëve mikëpritjen e ...