Goditje me thikë, drogë, dhunë fizike dhe aksidente, bien në pranga 9 persona në Tiranë (DETAJE)
8 Prill 2021, 08:03Nga DOSJA
TIRANË– 9 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Policia bën me dije se është arrestuar E. T., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.
Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi i mitur me iniciale M. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ‘Rrugën e Kavajës’, gjatë një konflikti, ka goditur me thikë shtetasin A. B., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 7 të tjerët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale M. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, ka goditur me thikë shtetasin A. B., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 29 vjeç, për veprën penale “Braktisja e qenit të shoqërimit”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, qeni i tij ka dëmtuar një shtetas të mitur 11 vjeç.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. H., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. K., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës;
J. M., 38 vjeç, E. Ç., 32 vjeç dhe A. B., 40 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
E. P., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues D. J. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. J., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•Më datë 07.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasve E. R., 46 vjeç dhe P. Gj., 53 vjeç, sepse me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë parash shtetasit E. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas protestës së kontrollorëve në Rinas. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se ditën e sot...
TIRANË– Pasagjerët të cilët iu janë anulluar udhëtimet në Rinas janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë informacion se çfarë do të bëhet më tej. Për ‘...
ELBASAN– Policia e shtetit ka finalizuar një operacion të koduar “RREZJA 1” aty ku janë arrestuar Xhulian Drymishi, Romeo Drymishi, Jorid Muceku, Eralbi Koliqi ...
TIRANË– Kontrollori Pirro Lako ka dhënë një deklaratë për ‘Balkanweb’ pas daljes së tij nga ambientet e komisariatit të Tiranës. Ai bëri të ditur se polici...
Aktualitet 8 Prill 2021, 07:06
TIRANË– Avokati i kontrollorëve të Rinasit ka dalë në një deklaratë për mediat. Rezart Kthupi ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme janë ndaluar nga polic...
TIRANË– Asnjë fluturim nuk do të kryhet as sot nga aeroporti i Rinasit. TIA, në faqen e saj zyrtare, shprehet se nuk mban asnjë përgjegjësi për anull...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka firmosur urdhër-arrestet e para për 2 nga kontrollorët e aeroportit të Rinasit. Mësohet se të dy ishin shoqëruar mbrëmjen ...
TIRANË– Kontrollorët e trafikut ajror të Rinasut u ndaluan nga policia e shtetit në një hotel pranë aeroportit. Ndërkohë, pas ndalimit të tyre, menaxheri i...