Aktualitet

Rinasi me dyer të mbyllura! Ushtria nuk i la punonjësit e turnit të tretë të futen brenda

7 Prill 2021, 19:22 Nga DOSJA
Rinasi me dyer të mbyllura! Ushtria nuk i la punonjësit e turnit

TIRANË– Aeroporti “Nnë Tereza” ka mbyllur dyert. Gazetarja Genta Dobra në një lidhje në ‘Open”, tha se mbrëmjen e sotme ishin paraqitur për tu futur në punë kontrollorët e ‘Akbcontrol” të turnit të tretë, dhe nuk janë lejuar të futen brenda.

Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, nuk i kanë lejuar punonjësit të futen brenda ndërtesës, të cilën e kanë marrë në mbrojtje.

“Kontrollorët e turnit të tretë nuk janë lejuar të vijojnë punën. Ishin disa nga punonjësit të futeshin në godinë por nuk janë lejuar nga policia. Nuk ka patur ende një marrëveshje me kontrollorët. Pak minuta më para janë larguar ata që ndodheshin në kullën e vrojtimit. Këtë janë vetëm uniformat blu dhe forcat e ushtrisë, ka vetëm lëvizje të automjeteve të administratës. Puna nuk po vazhdon te kulla e vrojtimit. Do të ngelen të pezulluara përkohësisht fluturimet.Do të kemi një plan që do të bëhet shumë shpejt i ditur për opinionin publik,”– tha Dobra.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet genta dobra protesta e kontrolloreve ne rinas genta dobra protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll