Bota

Albena Reshitaj flet për angazhimin e saj të radhës, pasi mori pjesë në votimin për President

6 Prill 2021, 11:45 Nga DOSJA
Albena Reshitaj flet për angazhimin e saj të radhës, pasi mori

KOSOVË– Deputetja Albena Reshitaj, e cila së fundmi ishte në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në votimin për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, ka shkruar se angazhimi i radhës i saj do të jetë krijimi i mundësive të reja për kuadrot mjekësorë.

Reshitaj ka publikuar një fotografi me disa studentë specializantë, duke shkruar se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për kontributin e tyre në vend.

“Nē klinikë me ish studentat e mi që sot janē specializantët e nesër do jenë specialist. Motivi im për të vazhduar përpara. Angazhimi im i radhës do jetë krijimi i mundësive që keto kuadro mjekësore të kenë perspektivë e të punësohen ne vendin e tyre, mos ta shohin të vetmen shpresë largimin jasht. Kosova ka nevojë me shumë se kurrë për kontributin e tyre këtu”,– ka shkruar Reshitaj.

Reshitaj, në kundërshtim me qëndrimin e partisë AKR e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit, duke mohuar të jetë joshur nga një ofertë nga qeveritarët.

Nē Klinikë me ish studentët e mi që sot janë specializantë e nesër do jenë specialistë. Motivi im për të vazhduar…

Posted by Albena Reshitaj on Tuesday, April 6, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albena reshitaj behgjet pacolli albena reshitaj behgjet pacolli

Sondazh

Poll