Bota

Nuk e lejoji të shihte fëmijën, 31-vjeçari në Greqi masakron me thikë gruan dhe kunatin

6 Prill 2021, 08:27 Nga DOSJA
Nuk e lejoji të shihte fëmijën, 31-vjeçari në Greqi

GREQI– Një ngjarje makabër ka ndodhur ditën e djeshme në orën 8 të pasditës në Makrinitsa Pelon ku nje i ri 31 vjeçar ka bërë një vrasje të dyfishtë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Autori i ngjarjes ka therur me thikë gruan e tij Kostandina Tsapa 28 vjeçare dhe vëllain e gruas 30 vjeçar George Tsapa, i cili ishte munduar ta ndalojë atë që të mos kryejë krimin, sipas mediave greke.

31 vjeçari ishte i vendosur të vriste këdo që do e ndalonte për të takuar fëmijën e tij dy vjeç, pasi kohët e fundit gruaja e tij kishte marrë masa paraprake kundër tij qëndruar larg fëmijës duke qënë se 31-vjeçari pas një aksidenti automobilistik që ishte përfshirë në të kaluarën, thuhet se vuante nga probleme psikologjike dhe për këtë arsye ai u shtrua së fundmi në spital në një klinikë psikiatrike

Gruaja e tij Kostandina u mor me ambulacë, por për fat të keq ajo ndërroi jetë në spital pasi dy goditjet në bark nuk i lejuan asaj të vazhdonte të jetonte.

Menjëherë pas masakrës, hipi në makinën e tij dhe u largua në drejtim të shtëpisë së tij, në një fshat tjetër të Pelionit. Lëvizjet e forcave të policisë, të cilët u njoftuan menjëherë për krimin e dyfishtë, e bënë atë të ndryshojë vazhdimisht drejtime, por të gjitha kalimet u bllokuan, për pasojë u arrestua. Pastaj ai u dërgua në Departamentin e Policisë së Magnezisë.

Autori i krimit u arrestua dhe po mbahet në Departamentin e Policisë Magnezi por akoma nuk janë vendosur masat që do merren për të.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota george tsapa kostandina tsapa masaker me thike george tsapa kostandina tsapa masaker me thike

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2021, 07:42

Anglia lehtëson masat e izolimit nga 12 prilli

BRITANI– Restorantet dhe baret, që mund të shërbejnë në ambiente të jashtme, do të munden të rihapen të hënën e javës së ardhshme në Britani të Madhe, ash...