Aktualitet

Misteri vazhdon! 3 muaj pa asnjë shenjë jete, DRITË-HIJET e 4 hetimeve paralele për Davide Pecorelli, ende asnjë përgjigje

6 Prill 2021, 06:40 Nga DOSJA
Misteri vazhdon! 3 muaj pa asnjë shenjë jete, DRITË-HIJET e 4

PERUGIA– Misteri i zhdukjes në Shqipëri të biznesmenit dhe ish-arbitrit nga San Giusto, Davide Pecorelli vazhdon! Sot shënohen tre muaj nga hera e fundit që ai u pa i gjallë në qytetin e Pukës. Mediat italiane i kanë dedikuar një artikull në të cilin kanë zbardhur gjithë çfarë dihet deri më tani nga hetimet e Prokurorisë së Perugias për zhdukjen e 45-vjeçarit. 

Duke qenë se në Shqipëri nuk mund të kryheshin analizat e ADN-së, monstrat e eshtrave të gjetura u dërguan një muaj më parë në Itali për t’u krahasuar me ato të familjarëve. Por ende nuk ka përgjigje. Për një analizë që merr veç 2-3 ditë kohë për të dalë, ende s’ka rezultate.

Për zhdukjen e tij kanë nisur një sërë hetimesh paralale në Itali por jo vetëm. Prokurorët e Romës dhe Perugias po merren vetëm me misterin e zhdukjes së tij, ata të Umbrias kanë hapur një çështje për vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge, ndërsa në Tiranë po dyshohet për rrëmbim. Një tjetër detaj i çuditshëm, është fakti që të dy telefonat e Pecorellit ende bien. Njëri, me numër italian, është gjetur brenda makinës, ndërsa tjetri ka numër shqiptar. Të dy ende bien, prandaj janë aktivë. Por sigurisht nuk ka asnjë përgjigje. 

Me pak fjalë, ka ende shumë dyshime nëse Pecorelli ka vdekur apo jo: por një gjë është e sigurtë, gjithçka do zbulohet nga analizat e ADN-së. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2021, 06:28

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga kanë rënë babë e bir të cilët me datë 4 prill t...