Bota

Vizita në Mekë, kush janë tre grupet e njerëzve të imunizuar që mund ta vizitojnë Xhaminë e Madhe këtë vit?

6 Prill 2021, 07:43 Nga DOSJA
Vizita në Mekë, kush janë tre grupet e njerëzve të

Arabi Saudite– Autoritetet Saudite kanë njoftuar se pelegrinazhin e Umres mund ta kryejnë vetëm pelegrinët e imunizuar nga Covid-19.

Ky pelegrinazh, ndryshe nga haxhillëku mund të kryhet në çfarëdo lloj kohë të vitit dhe ka tre kategori njerëzish të cilët do të cilësohën si grupe të imunizuara dhe mund të vizitojnë Mekën shkruan The Guardian.

Tri kategotitë që mund të kryejnë ceremoninë e faljes ne Xhaminë e Madhe janë: ata që kanë marrë dy dozat e vaksinave kunër koronavirusit, ata që e kanë marrë dozën e parë së paku 14 ditë para arritjes në Mekë si dhe njerëzit që janë shëruar nga koronavirusi.

Autoritetet gjithashtu njoftuan se të njëjtat kushte do të vlejnë edhe për hyrje në xhaminë e Profetit Muhamed në qytetin e Medinës. Këto rregulla do të hyjnë në fuqi nga fillimi i Ramazanit por nuk është e qartë sa do të zgjasin dhe a do vlejnë më vonë gjatë vitit.

Masat e reja u morën në kohën kur Arabia Saudite po përballet me shtimin e rasteve të infeksioneve. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 393 mijë raste me Covid-19 dhe rreth 6.700 të vdekur nga kjo sëmundje.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mekë tre grupe njerëzish xhamia e madhe mekë tre grupe njerëzish xhamia e madhe

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2021, 07:42

Anglia lehtëson masat e izolimit nga 12 prilli

BRITANI– Restorantet dhe baret, që mund të shërbejnë në ambiente të jashtme, do të munden të rihapen të hënën e javës së ardhshme në Britani të Madhe, ash...