Bota

Bilanci në botë! Mbi 132 milionë të prekur me COVID-19! Si po vijon procesi i vaksinimit? Izraeli vazhdon të kryesojë list

6 Prill 2021, 08:02 Nga DOSJA

BOTË – Pandemia e COVID-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 132,443,111 raste të infektuara, prej të cilëve 2,874,569 kanë ndërruar jetë. Vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën mbetet Amerika, e ndjekur nga Brazili, India, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.  Vendi më i prekur në Europë është Franca, e ndjekur nga Italia, Turqia, Spanja dhe Gjermania.

Si po ecën bota me vaksinimin?

Më shumë se 665 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 8.7 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, pasi shumë vende ende nuk kanë raportuar një dozë të vetme vaksinimi. Në krye të listës vijon të qëndrojë Izraeli, e ndjekur nga ishulli Sishel në Afrikë, Emiratet e bashkuara Arabe, etj.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bilanci ne bote vaksinimi ne bote bilanci ne bote vaksinimi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2021, 07:42

Anglia lehtëson masat e izolimit nga 12 prilli

BRITANI– Restorantet dhe baret, që mund të shërbejnë në ambiente të jashtme, do të munden të rihapen të hënën e javës së ardhshme në Britani të Madhe, ash...