Aktualitet

“Njëri telefon u thye tërësisht nga plumbat’/ Çfarë u gjet brenda makinës së Bardhok Pllanajt (DETAJE)

6 Prill 2021, 05:51 Nga DOSJA
“Njëri telefon u thye tërësisht nga plumbat’/

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje të tjera lidhur vrasjen e “Kumbarit të Shkodrës”, Bardhok Pllanaj. I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka bërë me dije se brenda makinës së Pllanajt, ishin gjetur vetëm dy telefona celularë dhe asgjë tjetër. 

Madje ai shtoi se një prej aparatëve ishte thyer plotësisht nga plumbat, ndërsa tjetri ishte sjellë në Tiranë. 

Ka qenë në shërbim prove zotëria sepse ka qenë i dënuar për ndërtim paleje. Ishet dënuar me 3 vite burg dhe ishte lënë për 5 vjet në shërbim prove. Nuk duhet të mbante armë. Makina është kontrolluar, dy telefona janë gjetur atje. Njëri ishte bërë copë-copë nga plumbat. Tjetri është sjellë për ekspertim elektronik në Tiranë,”-tha Qyno.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll