Basha tregon 100 ditët e para të qeverisjes: Spikasin tri objektiva
5 Prill 2021, 19:31Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se plani i tij i qeverisjes i ka marrë 2 vite kohë për tu përgatitur.
Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Basha ka thënë se në 100 ditët e tij të para të qeverisjes do të jetë tri objektiva, normalizimi i shtetit, kthimi i llogarisë dhe demokracisë, si dhe ekonomia. Ndërsa pandemia dhe rindërtimi për Bashën janë dy sfida më vete.
“Kemi një plan pune të detajuar që ka marrë dy vite kohë për ta detajuar. Një pjesë të caktuar, si dhe pjesë e këtij plani pune është nisja e zbatimit pa vonesë të disa prej objektivave më emergjente. Tri objektiva spikasin. Normalizimi i shtetit që sot de facto nuk ekziston. Sot Shqipëria është kantandisur në një shtet letre dhe autoriteti i vetëm është facebooku i kryeministrit, Kthimi i llogarisë dhe demokracisë është prioriteti ynë. Trajtimi i problem më kryesor të shqiptarëve që është ekonomia në rënie, dhe kostoja e jetesës. Dy sfida që i janë mbivendosur keqqeverisjes. Pandemia dhe rindërtimi”,tha Basha.
(I.A;F.M/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se ka bërë rreth 50 kallzime elektorale në prokurori. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha ka ...
BELSH- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, Gazment Bardhi gjatë një vizitë në Belsh takoi disa fermerë që merren me prodhimin e ullinjëve. F...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca është shprehur se pajtohet me vendimet e Kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirj...
Politike 5 Prill 2021, 17:06
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Shkodrës ku ka takuar gratë intelektuale të Shkodrës. Ato i kanë...
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe një herë tjetër gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet pas hekurave pasi u vu në pranga për korrup...