Aktualitet

“S’e prisja të kishte kaq shumë kundërshti”, Celibashi flet për testimin elektronik: Po humbasim kohë, u bëj thirrje

3 Prill 2021, 09:43 Nga DOSJA
“S’e prisja të kishte kaq shumë kundërshti”,

TIRANË – Ditën e sotme është bërë testimi i procesit të votimit elektronik në Njësinë numër 10 në Tiranë, në praninë të komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Pas testimit, Celibashi foli për mediat ku ka treguar se nga ana teknike numërimi mund të dalë brenda 30 minutave por akoma nuk është vendosur se rezultati i njësisë 10 do të bëhet publik direkt apo do të pritet dhe numërimi i shumicës së votave.


Celibashi tha se nuk priste kaq shumë kundërshti dhe duhet të ketë sa më shpejt një vendim nga KAS, dhe në rast se palët sërish nuk janë dakord, Kolegji Zgjedhor ta shqyrtojë këtë çështje në kohën më të mirë të mundshme.

Nuk prisja që të kishte kundërshti kaq të mëdha për fletën e votimit, palët duhet ta kuptojnë se e rëndësishme është që të mos humbasim në shumë kohë. Shpresoj që KAS të vendosë sot ndryshe do të humbasim dhe disa ditë të tjera, dhe nëse vendimi do të ankimohet në kolegj bëj thirrje publike që pa cenuar askënd në këtë çështje të vendosin sa më parë për ankimim”, tha Celibashi.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan celibashi testimi elektronik zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi testimi elektronik zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll