Aktualitet

Vaksinimi i policisë, drejtori i Tiranës thirrje partive: Ruani masat dhe mbani maskat në takimet elektorale

3 Prill 2021, 10:01 Nga DOSJA
Vaksinimi i policisë, drejtori i Tiranës thirrje partive: Ruani masat

TIRANE- Numri një i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi e ka shfrytëzuar procesin e nisjes së vaksinimit për t’ju bërë thirrje partive që të respektojnë masat e vendosura për shkak të COVID19. Jaupi tha se pavarësisht se është fushatë, masat duhet të respektohen.

“Ne nuk duhet të jemi shkaku i një acarimi midis politikanëve e policisë, natyrisht që thirrja jonë është që gjithsecili të ruajë distancimin pavarësisht se jemi në fushatë. Ju bëj thirrje subjekteve që përkrahësit e tyre të kërkojnë në vijimësi distancimin dhe maskat”, tha Jaupi.

Sot nisi vaksinimi i forcave policore në të gjithë Shqipërinë. 500 efektivë morën vaksinën kineze Sinovac në Air Albania, ndërsa 11 mijë efektivë do të vaksinohen në vijimësi gjatë ditëve të ardhshme. Policia e Shtetit është sektori i radhës që pritet të imunizohet ndërsa në total në të gjithë vendin janë vaksinuar 172 mijë persona. 

Lajmi kryesor: Vaksinohen 500 policët e parë tek Air Albania, Rama inspekton procesin, e shoqëron Ardi Veliu: Me shëndet

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rebani jaupi vaksinimi i policise tek air albania zgjedhjet 25 prill 2021 rebani jaupi vaksinimi i policise tek air albania zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll