Bota

‘Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota, por prapë mbetesh i paaftë me qeverisë’, Florian Dushi i PDK-së i përgjig

3 Prill 2021, 09:08 Nga DOSJA
‘Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota, por prapë

KOSOVË– Zyrtari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Florian Dushi, i është përgjigjur  kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit kërcënoi opozitën që nëse nuk e votojnë Vjosa Osmanin për presidente, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe se VV-ja do të marrë 500 mijë vota.

Dushi i ka thënë Kurtit se ai mund t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhje, por se prapë mbetet i paguximshëm që të marrë përgjegjësi dhe i paaftë të qeverisë.

“Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prap mbetesh i njëjtë, i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë. Ti prap improvizon diçka sa për t’u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove!”,– ka shkruar Dushi.

Albin Kurti publikoi një status në Facebook ku i kërkonte me ultimatum opozitës që të votonte Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës përndryshe vendo shkon në zgjedhje të parakohshme. Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës rrëzoi ndryshimet e propozuara për ligjin e zgjedhjeve.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti florian dushi albin kurti florian dushi

Sondazh

Poll