Bota

SHBA-ja përsërit angazhimin për sigurinë e Izraelit, pret që të forcohen të gjitha aspektet e partneritetit

3 Prill 2021, 08:12 Nga DOSJA
SHBA-ja përsërit angazhimin për sigurinë e Izraelit, pret

SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur angazhimin e fuqishëm të SHBA-së për sigurinë e Izraelit. Blinken, gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi, ka thënë se pret që të forcohen të gjitha aspektet e partneritetit SHBA-Izrael.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, u tha se të dy udhëheqësit diskutuan sfidat rajonale të sigurisë, ndihmën humanitare për popullin palestinez dhe normalizimin e marrëdhënieve me vendet me shumicë arabe dhe myslimane.

Vitin e kaluar, nën udhëheqjen e ish-presidentit, Donald Trump, SHBA-ja ndërmjetësoi nënshkrimin e marrëveshjeve për normalizimin e raporteve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ende nuk është fokusuar shumë në përfshirjen e më shumë vendeve në listë për normalizimin e raporteve me Izraelin.

Disa vende arabe duan të shohin zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë midis Izraelit dhe palestinezëve para se të bien dakord për një marrëveshje.

Blinken i tha ministrit Ashkenazi se izraelitët dhe palestinezët duhet të gëzojnë “masa të barabarta” të lirisë, sigurisë, prosperitetit dhe demokracisë, raporton Reuters.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antony blinken gabi ashkenazi marredheniet shba-izrael ned price antony blinken gabi ashkenazi marredheniet shba-izrael ned price

Sondazh

Poll

Bota 2 Prill 2021, 21:05

Bisedimet për Iranin vazhdojnë në Vjenë

VJENË- Bisedimet për programin bërthamor iranian do të vazhdojnë të martën në Vjenë. Këtë e njoftoi Bashkimi Evropian. Negociatat me Iranin do t’i va...