Bota

Pronari i restorantit në Itali goditet gabimisht nga sanksionet e Trump

3 Prill 2021, 06:19 Nga DOSJA
Pronari i restorantit në Itali goditet gabimisht nga sanksionet e Trump

ITALI– Një pronar  restoranti italian u vendos aksidentalisht në një listë të zezë sanksionesh amerikane para se Donald Trump të largohej nga presidenca. 

Pronari  Alessandro Bazzoni, i cili zotëron një restorant dhe piceri në qytetin verior italian në Verona, kishte sanksione kundër kompanisë së tij ndaj naftës bruto të Venezuelës, e cila është në listën e zezë të autoriteteve amerikane, shkruan The Guardian.

Në një rast të identifikimit të gabuar të individit, pronari Alessandro Bazzoni, e gjeti veten në listën e zezë të Thesarit të ShBA-së në janar, por më në fund u largua prej saj këtë javë.

Ekspertët ligjorë thonë se gabime të këtij lloji ndodhin jo rrallë dhe ato mund të jenë të kushtueshme.

Në ditën e fundit në pushtet në janar të këtij viti, administrata e kaluar amerikane i vendosi sanksione një Alessandro Bazzoni tjetër për akuzat se është i lidhur me një rrjet që po përpiqet t’i shmangë sanksionet ndaj sektorit venezuelas të naftës.

Thesari i Shteteve të Bashkuara gjithashtu u vendosi sanksione disa kompanive të lidhura me këtë person, duke bërë që “viktimë” të ishte restoranti i italianit.

Gabimin e ka pranuar edhe vetë Departamenti i Thesarit, i cili në uebfaqen e vet njoftoi zyrtarisht për largimin e këtij personi nga lista e sanksioneve.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alessandro bazzoni sanksionet e donald trump alessandro bazzoni sanksionet e donald trump

Sondazh

Poll

Bota 2 Prill 2021, 21:05

Bisedimet për Iranin vazhdojnë në Vjenë

VJENË- Bisedimet për programin bërthamor iranian do të vazhdojnë të martën në Vjenë. Këtë e njoftoi Bashkimi Evropian. Negociatat me Iranin do t’i va...