Bota

Identifikohet oficeri i vrarë nga sulmi në Kapitol, ai është William ‘Billy’ Evans i cili shërbente prej 18 vit

2 Prill 2021, 20:34 Nga DOSJA
Identifikohet oficeri i vrarë nga sulmi në Kapitol, ai është

SHBA– Policia e Kapitolit të SHBA-së ka identifikuar oficerin që u vra në sulm këtë pasdite si William “Billy” Evans.

“Me trishtim të thellë unë ndaj lajmin e vdekjes së Oficerit William ‘Billy’ Evans këtë pasdite nga dëmtimet e pësuara pas një sulmi në Barrikadën e Veriut nga një sulmues i vetëm,“- tha në një deklaratë shefja e përkohshme eUSCP, Yogananda Pittman.

Pittman vuri në dukje se Evans, i cili nuk i mbijetoi plagëve të tij pasi u godit nga një makinë që kaloi nëpër një pengesë sigurie, kishte qenë një anëtar i forcës USCP për 18 vjet.

“Ai filloi shërbimin e tij USCP në 7 Mars, 2003 dhe ishte një anëtar i Njësisë së Përgjigjes së Parë të Divizionit të Kapitollit,”- tha Pittman.

 “Ju lutemi mbani oficer Evans dhe familjen e tij në mendimet dhe lutjet tuaja.”- përfundoi Pittman.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota sulmi ne kapitol yogananda pittman sulmi ne kapitol yogananda pittman

Sondazh

Poll