Aktualitet

Ishte duke luajtur me shokët, fëmija 10-vjeç kafshohet nga pitbulli në Tiranë

2 Prill 2021, 10:46 Nga DOSJA
Ishte duke luajtur me shokët, fëmija 10-vjeç kafshohet nga

TIRANË– Një fëmijë jo më shumë se 10 vjeç, është kafshuar në mënyrë makabre nga një qen endacak. Ka qenë i ati i fëmijës, Odise Koka, i cili ka denoncuar rastin pranë institucioneve vendore, të cilat merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit.

Babai i 10 vjeçarit, tregon për Top Channel se djali i tij ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e zonës, kur një qen agresiv ka sulmuar papritmasi fëmijët. Pavarësisht, se ata janë mbrojtur, 10 vjeçari nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të qenit endacak, i cili mësohet të ketë qenë i llojit pitbull.

Bashkia e Tiranës, ka vepruar duke e kapur qenin dhe e trajtuar atë me anë të sterilizimit.

Mirëpo rasti i djeshëm, nuk është i pari me Bashkinë e Tiranës. Prej vitesh publikohen pamje që tregojnë sesi keqtrajtohen, madje dhe vriten, kafshët e rrugëve në Tiranë. Madje ka edhe denoncime se katërputroshët e grumbulluara, vriten në vaskë me acid. Megjithatë Bashkia deri më tani ka hedhur poshtë çdo aludim, duke u shprehur se kafshët që mblidhen sterilizohet dhe matrikullohen, më pas lihen të lirë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vjecari kafshohet nga pitbulli 10 vjecari kafshohet nga pitbulli

Sondazh

Poll