Bota

Tragjedi në Greqi/ 45-vjeçari shqiptar Aleks Bruka ka humbur jetën pasi ra në tension 20 mijë volt

1 Prill 2021, 14:09 Nga DOSJA
Tragjedi në Greqi/ 45-vjeçari shqiptar Aleks Bruka ka humbur

GREQI– Një ngjarje tragjike ka ndodhu në Gymnos Evia të Greqisë ku tre punëtorë, njëri prej të cilëve shqiptar kanë humbur jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas protothema.gr, ata ishin punëtorë të kompanisë Aktor që bashkëpunon me HEDNO dhe po punonin në një rrjet të tensionit të lartë, kur në rrethana misterizoe u goditën nga një tension 20 mijë volt.

Në zonë po punonin katër persona, tre prej të cilëve po punonin në shtyllë, të cilët vdiqën menjëherë. Njëri prej tyre u gjet i varur i vdekur në shtyllë, ndërsa dy të tjerët u gjetën të vdekur në tokë. Punëtori i katërt u transportua i plagosur rëndë në Spitalin e Chalkidës.

Sipas informacionit të deritanishëm, dy të vdekurit janë grekë dhe kolegu i tyre i tretë me origjinë shqiptare, 45 vjeç që jetonte në një fshat aty pranë. Aksidenti ndodhi në sheshin e fshatit, ku shtylla qendrore po zëvendësohej me banorët e fshatit duke u bërë dëshmitarë okularë të tmerrit.

Mes tre viktimave që humbën jetën teksa po riparonin shtyllat e tensionit ishte edhe një shqiptar, i identifikuar si Aleks Bruka. Djali nga Rrësheni kishte kohë që jetonte në Greqi për një jetë më të mirë, mirëpo sot pati një fat tragjik me pasojë vdekjen.

Zjarrëfikësit dhe policia u lajmëruan nga banorët e zonës të cilët panë shpërthimin e zjarrit, por ishte tepër vonë për tre nga katër burrat.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleks bruka vdes shqiptari ne greqi aleks bruka vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll