Bota

Ismet Miftari, mjeku kosovar ndërron jetë

1 Prill 2021, 09:18 Nga DOSJA
Ismet Miftari, mjeku kosovar ndërron jetë

KOSOVË- Ismet Miftari mjeku specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës ndërron jetë sot. Lajmi bëhet i ditur nga “Oda e Mjekëve” të Kosovës. “Oda e Mjekëve” të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij përmes një njoftimi.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta Dr. Ismet Miftari

Dr.Miftari ka qenë specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës.  U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979. Pas diplomimit punësohet në “Shtëpinë e Shëndetit” në Skënderaj. Specializimin  e tij për gjinekologji dhe obstetrikë e përfundoi në Sarajevë në vitin 1986. Ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt. Ishte mjek i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor.

(M.P/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ismet miftari nderron jete sot gjinekologu ismet miftari nderron jete sot gjinekologu

Sondazh

Poll