Bota

SHBA vijon me ritme të shpejta vaksinimi! Marrin dozën e parë mbi 30% e popullsisë, 1 në 6 persona të vaksinuar plotësish

1 Prill 2021, 07:13 Nga DOSJA
SHBA vijon me ritme të shpejta vaksinimi! Marrin dozën e parë mbi

SHBA– Ashtu siç ishte premtuar nga Joe Biden, vaksinimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon me ritme të shpejta.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka bërë të ditur se gjithsej janë vaksinuar 54,607,041 persona, afërsisht 1 në 6 persona.

Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 97,593,290 persona, që I takon rreth 30% të popullsisë totale.

Vaksinat të cilat po përdoret masivisht janë Johnson & Johnson, Pfizer dhe Moderna.

Presidenti Joe Biden ka dyfishuar qëlliminn për të vaksinuar administratën në 200 milion doza gjatë 100 diteve të tij të para si president (deri më 29 prill).

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden vaksinimi ne shba joe biden vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll