Bota

Ndodh sërish! Facebook heq një video të Trump nga faqja e nuses së djalit të tij

1 Prill 2021, 06:44 Nga DOSJA
Ndodh sërish! Facebook heq një video të Trump nga faqja e nuses

SHBA– Aplikacioni social ‘Facebook’ ka hequr një video të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e nuses së djalit të tij, Lara Trump.

Ky pezullim ka të bëjë me tazirat nga mbështetësit e tij në dhunën e ushtruar në ndërtesën e Kapitolit në Uashington.

Lara Trump postoi një video të saj duke intervistuar z. Trump për një sërë çështjes, ndërsa më vonë mori një screenshot të një emaili nga ‘Facebook’ që e paralajmëroi atë për ndalimin.

Në përputhje me bllokimin që ne vendosëm në llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram, përmbajtja e mëtejshme e postuar me zërin e Donald Trump do të hiqet dhe do të rezultojë në kufizime shtesë të llogarisë“, thuhej në e-Mail.

Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e zotit Trump, Eric, në vend të kësaj postoi intervistën për emisionin e saj në internet “The Right Vieë” në platformën video Rumble dhe e lidhi nga faqja e saj në Facebook.

Pezullimi po shqyrtohet nga Bordi i ri Mbikëqyrës, i cili u krijua për të vendosur mbi çështjet e diskutueshme të moderimit. Kjo nuk është hera e parë që Trumpit i ndalohet ‘zëri’, pasi atij i është ndaluar Tëitter dhe YouTube.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump pezullohet videoja e donald trump donald trump pezullohet videoja e donald trump

Sondazh

Poll