Bota

Sulm me armë zjarri në Kaliforni, katër viktima, mes tyre një fëmijë, policia plagos dhe arreston autorin, Guvernatori: E

1 Prill 2021, 05:23 Nga DOSJA
Sulm me armë zjarri në Kaliforni, katër viktima, mes tyre

KALIFORNI– Të paktën katër persona kanë vdekur, përfshirë dhe një fëmijë, pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur në Kaliforninë e Jugut. Abc News shkruan se ngjarja ka ndodhur në Orange, rreth orës 5:30 pasdite me orën lokale.

Pas raportimit për të shtëna dhe pasi banorët e zonës ngritën alarmin, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe kapi autorin. Gjatë tentativës për ta arrestuar, efektivët e plagosën atë bashkë me një vajzë që e shoqëronte. Tashmë po punohet për të mësuar lidhjen që kishte autori me viktimat dhe arsyen që e çoi të kryente këtë akt. Moshat dhe emrat e viktimave nuk dihen ende.

Një oficer që ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes tha se situate u stabilizua shpejt për tëmos rrezikuar më jetë të tjera. Guvernatori i Kalifornisë reagoi i pikëlluar pas ngjarjes.

“E tmerrshme dhe pikëlluese. Zemrat tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme sonte,”- shkroi Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom mbrëmjen e së Mërkurës.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kaliforni kater te vrare ne kaliforni sulm me arme ne kaliforni kaliforni kater te vrare ne kaliforni sulm me arme ne kaliforni

Sondazh

Poll