Bota

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo njoftoi se nesër do të nisë vaksinimin e të rriturve mbi 30 vjeç

29 Mars 2021, 18:35 Nga DOSJA
Guvernatori i New York, Andrew Cuomo njoftoi se nesër do të nisë

SHBA– New York do të fillojë të ofrojë vaksinën e koronavirusit për të rriturit e moshës 30 vjeç e lart nga e marta, njoftoi guvernatori Andrew Cuomo me anë të një postimi në Twitter.

Cuomo tha gjithashtu se të gjithë të rriturit mbi 16 vjeç të cilët janë në marrëdhënie pune mund të regjistrohen për të bërë vaksinës duke filluar nga data 6 Prill.

#BREAKING: Starting Tuesday, April 6 at 8am, all New Yorkers age 16+ will be eligible to schedule and receive the COVID-19 vaccines.

And beginning tomorrow at 8am, all New Yorkers age 30+ will be eligible to schedule and receive the vaccines.

Let’s #VaccinateNY

— Andrew Cuomo (@NYGovCuomo) March 29, 2021

SHBA-ja është vendi më i goditur nga koronavirusi në botë, ku numërohen rreth 31 milion raste pozitive që nga fillimi i pandemisë dhe rreth 560 mijë të vdekur.

OPërsa i përket vaksinimit deri më tani janë administruar 143 milion doza, mbi 93 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe më shumë se 51 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht.

Shumica dërrmuese e vaksinave të administruara deri më tani vijnë nga Moderna dhe Pfizer/BioNTech. Sipas të dhënave, Johnson & Johnson ka shpërndarë gati 5 milion doza.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota andrew cuomo koronavirusi ne shba vaksinimi ne shba andrew cuomo koronavirusi ne shba vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll