Bota

“Allah Ekber”/ Zhvendoset anija ‘Ever Given’, Kanali i Suezit shpërthen në festë pas lëvizjes së saj, tregtia e bll

29 Mars 2021, 05:43 Nga DOSJA
“Allah Ekber”/ Zhvendoset anija ‘Ever Given’, Kanali i

EGJIPT– Çlirohet kanali i Suezit, anija ‘Ever Given’ është zhvendosur. Pesë ditë pas bllokimit të saj, anija që mban mbi 200 mijë ton ngarkesë me mallra është zhvendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

DW shkruan se Shefi i Autoritetit të Transportit të Kanalit Suez Osama Rabie tha se punëtorët përdorën “manovra tërheqëse” për të zhvendosur anijen. Në momentin që anija mundi të lundronte sërish, ekuipazhet e anijeve të tjera u ngritën në festë.

“Allah Ekber,”- dëgjohet të thonë ata në video.

BREAKING : EVER GIVEN ship has been UNSTUCK & Moving into #Suez Canal after 6 Days!!

Egyptian crew managed to float it moments ago. It’s 5:42 am there: pic.twitter.com/GoMlYjQerL

— Joyce Karam (@Joyce_Karam) March 29, 2021

‘Ever Given’, 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë është zhvendosur dhe po mundohet të rikthehet në lundrimin normal, duke hapur rrugë edhe për pjesën tjetër të anijeve që ishin bllokuar pas saj.

Vetëm mbrëmjen e të shtunës numërohshin plot 321 anije të bllokuara dhe 9 miliardë dollarë kosto në ekonominë botërore.

Anija, e regjistruar në Panama, është në pronësi të kompanisë japoneze Imabari Shipbuilding dhe operohet nga firma e transportit Evergreen Marine. Më 23 Mars, Ever Given po udhëtonte nga Malajzia për në Hollandë përmes Kanalit të Suezit kur u bllokua për shkak të një stuhie rëre. Kanali i Suezit është rruga më e shkurtër midis Evropës dhe Azisë, që lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe aty kalon rreth 12% e tregtisë botërore.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bllokohet kanali i suezit ever given bllokohet kanali i suezit ever given

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2021, 20:56

Junta birmaneze vazhdon terrorin mbi protestuesit

Forcat birmaneze qëlluan mbi pjesëmarrësit në një ceremoni mortore të dielën, një ditë pasi mbi 100 vetë u vranë në protesta, dita më e përgjakshme që nga grush...