Bota

Po vjen një tsunami? Valët e filmuara në detin Adriatik sjellin panik pas tërmetit, ekspertët: Nuk na bind videoja, nuk ka

29 Mars 2021, 05:28 Nga DOSJA
Po vjen një tsunami? Valët e filmuara në detin Adriatik sjellin

ITALI– Një video ku shihet një e çarë në mes të detit ka vënë në alarm Italinë, pas tërmetit që ‘shkundi’ detin Adriatik, ditën e shtunë. Në pamjet e filmuara shihet se pas tërmetit në det është krijuar një vijë e mprehtë me disa dallgëzime të vogla, gjë që nuk shihet shpesh në ujë.

Këto pamje kanë përhapur panikun në vend se deti Adriatik rrezikohet nga tsunami. Mirëpo ekspertët kanë mohuar këtë version. Alessandro Amato tha se videoja nuk është bindëse. Sipas ekspertit Amato, anjë matës batice në Itali dhe në vendet e Adriatikut nuk tregon një anomali të ngjashme me një cunami.

Video që qarkullon në internet mbi cunamin e pretenduar dje si efekt i tërmetit në brigjet e Kroacisë, për mua dhe për kolegët nga Qendra e Paralajmërimit për Tsunami nuk është bindëse. Pse?
Sepse asnjë matës baticë në Itali dhe në vendet e Adriatikut nuk tregon një anomali të ngjashme me një cunami, qoftë edhe të vogël. Në rastin e një ose më shumë valëve të cunamit, në brigjet duhet të kishte valë të larta disa metra. Po flasim për një tërmet madhësia e të cilit është shumë e ulët për të gjeneruar valë anomale,“- tha ai.

Valët u filmuan në jug të Tremitit rreth orës 3:42 të pasdites së të shtunës, pra më pak se 1 orë pas tërmetit. Gjithsesi, tërmeti i të shtunës në detin Adriatik mes Kroacisë dhe Italisë nuk solli dëme në njerëz apo materiale.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota termet ne itali termet ne itali

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2021, 20:56

Junta birmaneze vazhdon terrorin mbi protestuesit

Forcat birmaneze qëlluan mbi pjesëmarrësit në një ceremoni mortore të dielën, një ditë pasi mbi 100 vetë u vranë në protesta, dita më e përgjakshme që nga grush...