Bota

Osmani reagon pas mbërritjes së dozave të para të vaksinave: Të jemi të durueshëm me qeverinë

28 Mars 2021, 20:30 Nga DOSJA
Osmani reagon pas mbërritjes së dozave të para të vaksinave:

KOSOVË-Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar pas mbërritjes së dozave të para të vaksinave në Kosovë.

Më anë të dy postime në Twitter, ajo ka shprehur falënderime për ndërkombëtarët për mbështetjen. Po ashtu, ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qenderojë vigjilentë dhe të respektojnë masat anti-Covid.  Gjithashtu, iu ka kërkuar qytetarëve të jenë të duruar për masat që do marri qeveria.

“Vaksinat kanë arritur. Unë jam e emocionuar për ardhjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX. Dua të shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre që kanë bërë të mundur këtë. Në luftën me këtë virus vdekjeprurës, askush nuk fiton derisa të gjithë ta fitojnë. Kjo është një ditë e rëndësishme, por ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë për rreziqet e këtij virusi. Ne të gjithë jemi prekur në mënyra të ndryshme, por duhet të jemi vigjilentë dhe thelbësisht të qëndrojmë të duruar me qeverinë ndërsa ato ndërmarrin hapa për të shpëtuar jetë,”-ka shkruar ajo. 

Postimi i plotë:

The vaccines have landed. ?

I am thrilled about the arrival of COVID-19 vaccines in ?? through COVAX. I want to express my gratitude to our intl partners for their support in making this possible. In the fight with this deadly virus, nobody wins until everybody does. 1/2 pic.twitter.com/UCTmx8Bdb8

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) March 28, 2021

Lajmi i kryesor:Lajm i mirë/ Mbërrin 24 mijë dozat e para të vaksinave AstraZeneca në Kosovë, Kurti: Duhet të fillojmë menjëherë

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vaksinat anti-covid ne kosove vaksinat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2021, 19:43

Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndë...