Bota

Alexei Navalny sëmuret në burg, kërkon ilaçe për të qetësuar dhimbjet nervore

28 Mars 2021, 15:08 Nga DOSJA
Alexei Navalny sëmuret në burg, kërkon ilaçe për

RUSI– Kreu i opozitës ruse dhe kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny tha të Premten se po vuante nga dhimbja nervore teksa ndodhet në qeli.

Sipas France 24, avokatët e tij këtë javë ngritën shqetësime në lidhje me shëndetin e tij dhe u bënë thirrje autoriteteve të burgut të sqarojnë gjendjen e tij dhe ta transferojnë në Moskë për trajtim.

“Me sa duket një nerv ishte shtypur nga ulja e vazhdueshme në vagonët e policisë.”– tha Navalny në një mesazh të postuar në Instagram të Premten, duke iu referuar kafazeve të gjykatës për të pandehurit.

“Një javë më parë, mjeku i burgut më ekzaminoi dhe më përshkroi dy pilula ibuprofen por unë ende nuk e di diagnozën,”– shtoi ai.

Diklofenak është ilaç që zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen dhe përdoret për të trajtuar probleme të kyçeve, muskujve dhe kockave, sipas informacionit nga faqja e internetit e Sistemit Shëndetësor Kombëtar Britanik. Navalny ka thënë se i vetmi trajtim që merr është dy pilula Ibuprofen në ditë dhe se diagnoza nuk është e qartë.

Navalny të enjten paraqiti dy ankesa zyrtare, duke thënë se ai po i nënshtrohej privimit të gjumit që shkonte deri në “torturë”. Kremlini, i cili mohoi përfshirjen në helmimin e Navalny, tha se pyetjet në lidhje me shëndetin e tij duhet t’i drejtohen shërbimit të burgut. Të enjten, gruaja e Navalny, Julia i bëri thirrje drejtpërdrejt Putinit për të lënë të lirë kritikun e tij.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalny mikhail khodorkovsky presidenti rus vladimir putin alexei navalny mikhail khodorkovsky presidenti rus vladimir putin

Sondazh

Poll