Bota

24 mijë vaksina AstraZeneca mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën nis vaksinimi

28 Mars 2021, 14:53 Nga DOSJA
24 mijë vaksina AstraZeneca mbërrijnë në Maqedoninë e

MAQEDONIA E VERIUT -Një grup i vaksinave “AstraZeneca”, kanë mbërritur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas medias maqedonase “Slobodnaevropa”, bëhet e ditur se përmes mekanizmit Covax, në vend kanë mbërritur 24,000 vaksina.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i cili ka thënë se vaksinimi do të nisë ditën e mërkurë.

Po ashtu, ai ka thënë se me këtë grup vaksinash, do të vaksinohen rreth 20,000 njerëz mbi moshën 75 vjeç që kanë dhe sëmundje kronike.

“Kjo vaksinë ruhet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë, që do të thotë praktikisht në çdo qytet mund të ruhet dhe të jepet ,”-ka thënë ai

Që pej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 126,230 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,642 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut vaksimimi ne maqedonin e veriut maqedonia e veriut vaksimimi ne maqedonin e veriut

Sondazh

Poll