Politike

Rama i përgjigjet spotit të PD: Aksident se fitova unë?! Të mos vepronte populli në 2013 do kishim përfunduar si në ̵

28 Mars 2021, 11:48 Nga DOSJA
Rama i përgjigjet spotit të PD: Aksident se fitova unë?! Të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike që në një nga spotet elektorale të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, citon kryetarin Lulzim Basha i cili i thotë qytetarëve se “më 2013 ndodhi një aksident dhe Edi Rama u zgjodh kryeministër”.

Në fjalën e tij para të rinjve në Kombinat, Rama tha se kjo deklaratë pohon se opozita nuk ka nxjerrë asnjë mësim, dhe se fitoren e PS nuk e ka marrë si ndëshkim nga populli por si gabim aksidental.

“E keni dëgjuar çfarë thonë? Para 8 vitesh ndodhi një aksident se fitoi Edi Rama… Aksident se fitova unë? Pra popullit i iku mendja dhe nuk mbajti më në kurriz Saliun dhe taborrin e krushqve të dasmës së Lulit. Kur ai humbet disa herë siç ka humbur dhe i thotë popullit ai është një aksident, mos u merr me të, nuk ka nxjerrë asnjë mësim. Se ai thotë që populli u tregua budalla. 

Sikur populli të mos kishte vepruar në 2013, do të kishte përfunduar njësoj si në 1997. S’kishte më Sudenë dhe Vehbiun por ishte vetë një piramidë. Ndërsa sot jemi në udhëkryq me drejtësinë.”-tha Rama. 

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2021, 11:40

TIRANE– Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek opozita. Nga Kombinati ku zhvilloi një takim me të rinjtë, Rama tha se Basha nuk respekton dot jetën e nje...