Bota

Katër ditë e bllokuar/ Anija që mban peng tregtinë botërore bën lëvizjen e vogël në kanalin e Suezit, ende nuk lundron

27 Mars 2021, 16:55 Nga DOSJA
Katër ditë e bllokuar/ Anija që mban peng tregtinë

EGJIPT- Anija me 200 mijë tonë peshë dhe me qindra kontejnerë, ‘Ever Given’ e bllokuar në Kanalin e Suezit pritet të zhvendoset së shpejti. Falë erërave të fuqishme dhe heqjes së inerteve nga Kanali i Suezit ka bërë që kësaj anije t’i zhbllokohen pak timoni dhe helikja. BBC shkruan se pronarët e saj nga Japonia kanë deklaruar se pastruesit dhe mjetet po punonin me shpejtësi për ta lëvizur anijen nga aty.

Presidenti i Shoei Kisen, Yukito Higaki, në një konference shtypi ditën e djeshme tha se 10 mjete ishin vendosur për të pastruar anët dhe fundin e kanalit. Ai gjithashtu tha se sapo anija të vendoset në kursin e vetë do të jetë në gjendje të lëvizë lirshëm.

“Anija nuk po merr ujë. Nuk ka asnjë problem me timonët dhe helikat e tij. Sapo të rifutet, ajo duhet të jetë në gjendje të veprojë. Ne jemi duke vazhduar punën për heqjen e inerteve që tani, me mjete shtesë të pastrimit,” tha ai.

Ndihmë për zhvendosjen e anijes ka dhënë edhe SHBA-ja duke dërguar një ekip ekspertësh dhe të marinës amerikane. Ndërkohë që shumë kompani të tjera shpëtimi kanë dërguar ekipet e tyre për të ndihmuar në zhvendosjen e anijes, dhe se brenda dy ose tre ditësh mund të hapnin rrugën.

Ndërkohë që bllokimi i kësaj anijeje ka bërë që të ulet prodhimi i letrave higjenike. Kjo gjë ndodh sepse anija Ever Given ka bllokuar rrugën për transportin e tallashëve të drurit që janë lënda e parë për të prodhuar letra higjenike.

Kjo anije është bllokuar në Kanalin e Suezit në datën 23 Mars. Deri tani është bllokuar rreth 12% e tregtisë globale. Çdo ditë që kalon ngecja e kësaj anijeje vonohen 10 miliardë dollarë mallra, për shkak se ka bllokuar rrugën për anijet e tjera. Disa nga dëmet që mund të shkaktojë kjo anije janë bllokimi i ushqimeve, bllokimi i rrobave, bllokimi komplet i tregtisë si dhe rritja e naftës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bllokohet kanali i suezit ever given yukito higaki bllokohet kanali i suezit ever given yukito higaki

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2021, 12:50

DW: Duhet të mësojmë nga SHBA

Plot nëntë muaj nuk kam qenë në Gjermani. Në fillim të verës së vitit 2020, vendosa të shkoj në SHBA dhe të raportoj për Deutsche Welle-n për zgjedhjet. Disa nu...