Bota

E RËNDË/ 19-vjeçarja del me shoqërinë për të festuar ditëlindjen, lë vajzën 20-muajshe vetëm në shtëpi për 6 ditë

26 Mars 2021, 22:20 Nga DOSJA
E RËNDË/ 19-vjeçarja del me shoqërinë për

ANGLI- Një 19-vjeçare ka shkaktuar vdekjen e vajzës së saj 20-muajshe në Angli. BBC shkruan se Verphy Kudi në vitin 2019 la vajzën e saj të vetme në shtëpi dhe u largua me shoqërinë e saj për 6 ditë për të festuar ditëlindjen e saj.

Kur shkoi në shtëpi, 19-vjeçarja e çoi vajzën e saj në spital pasi nuk kishte shenja jete. mjekët pas kontrolleve raportuan se vajza kishte vdekur për shkak të neglizhencës kujdesore, duke e lënë pa ngrënë, pa ndërruar dhe pa pirë . Pas kësaj ngjarje 19-vjeçarja është arrestuar dhe mbajtur në paraburgim për 2 vite, teksa gjykata mori vendimin për fajësinë e saj.

Ajo para gjykatës ka pranuar të gjithë përgjegjësinë dhe fajin që ka duke pranuar të gjitha veprimet e saj. Gjykata e shpalli fajtore të renë, ndërkohë që vendimi për dënimin e saj do të merret në 28 maj.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 19-vjecarja vrau vajzen e saj verphy kudi 19-vjecarja vrau vajzen e saj verphy kudi

Sondazh

Poll